menu Home

StrinGirls

Tirana [AL]
stringirls

Biography


Pasioni per muzikën, miqësia që në moshë te vogël dhe dëshira e përbashket për të sjellë dicka të re në shoqërine shqiptare, ka mundësuar krijimin e një grupi muzikor në vitin 2010, i përbërë në fillimet e tij nga 4 vajza, Aiola Laska, Xhejsi Mera,  Xhanina Çela dhe Lukrecia Vila. E në keto 2 vitet e fundit në pamundësi për të qënë bashkë, Aiola, Xhejsi dhe Xhanina po e vazhdojnë të 3-ja rrugëtimin e tyre.

Vajzat e kanë quajtur këtë grup StrinGirls  (Vajzat e harqeve).Edhe pse njihen që në moshën 7-vjeçare, idenë dhe krijimin e grupit e nisën në periudhën e gjimnazit të frymëzuara nga grupe të huaja. Në fillimet e tyre kanë performuar muzikë klasike, e me pas repertori i tyre është zgjeruar në zhanera të ndryshëm muzikor si muzike latine, Hip hop,  Pop , House , Ballkanike , Shqip etj, ku ideja kryesore ishte për të zëvëndësuar vokalin me tingujt që përcjell violina, viola dhe cello.

Së fundmi vajzat vijnë me 2 krijime të tyre; Reverie dhe Fllad, të cilat shënojnë një etapë të re në karrierën e StrinGirls. Kanë realizuar bashkëpunime me këngëtaren  FiFi – Krimineli Zemres dhe MatoLale- Tirona
StrinGirls gjithashtu kanë realizuar cover-a të ndryshëm si : Nothing Else Matters, ëake me up, Oblivion, Jingle Strings, Lonely Day, Senorita të cilat mund ti gjeni në zërin Youtube.

Grupin StrinGirls mund ta keni dëgjuar në shumë aktivitete ku disa nga më kryesore kanë qënë:

  • Koncertet e Verës organizuar nga Bashkia Shkodër, realizuar në shtëpinë muze Oso Kuka .
  • Konferencea Shkencore Ndërkombëtare “Shekulli i Kadaresë”
  • Organizuese të eventit “ Në mbështetje të fshatit “SOS”.
  • Të ftuara në Miss Shqiperia 2017.
  • Të ftuara në festat e fundvitit në dy mbrëmje, organizuar nga Bashkia Shkodër.
  • Të ftuara në Festën e Republikës Italiane në Konsullatën në Shkodër dhe në Tiranë.
  • Të ftuara në Festivalin e Muzikës Moderne, edicioni i 6.
  • Bashkëpunimi me aktoret e famshëm Roza Angasti, Gulielm Radoja e Kristian Koroveshi në realizimin e koncertit “vargje mbi gurë shekujsh” në kalanë e Krujës.
  • Të ftuara në festën e birrës në Korçë në vitin 2018.
  • Koncerti recital i Bojken Lakos dhe koncerti recital i rikthimit të grupit Ritfolk.
  • Pjesëmarrëse në eventin dedikuar ditës së Europës.
  • Performuese në shumë lokale dhe evente private të ndryshme
  • Te ftuara në emisione të ndryshme të televizionit Shqiptar të cilat mund ti gjeni fare lehtë në rrjetin Youtube me emrin StrinGirls

Videos



Social profiles


Booking contacts

Phone: +355 695854024

Email: stringirlsquartet@gmail.com


Request availability