Dhjetë aktoret më të paguara të vitit 2020- Sofia Vergara kryeson listën


October 08, 2020

Sofia Vergara kryeson listën e aktoreve më të paguara në botë me 43 milionë dollarë, e më pas renditet Angelina Jolie me 35 milionë dollarë, ndërsa në vendin e tretë ylli i “Red Notice”, Gal Gadot me 31 milionë dollarë.

Zgjedhjet u bënë edhe pse shumë prej filmave u anuluan këtë vit për shkak të pandemisë së coronavirusit, përfshirë këtu “Black Widow” dhe “Wonder Woman 1984” që u realizuan nga femrat.

Një tjetër yll televiziv, Viola Davis (me 15.5 milionë dollarë) përbën listën për herë të parë me rolet në “How to Get Away with Murder” dhe në filmin e ardhshëm të Netflix, “Ma Rainey’s Black Bottom”.

Në tërësi, dhjetë aktoret më të paguara kanë fituar 254 milionë dollarë në 12 muaj, 20% më pak se vitin e kaluar.

Më poshtë ua sjellim listën e plotë me dhjetë aktoret më të paguara gjatë vitit 2020:

1. Sofia Vergara: 43 milionë dollarë

2. Angelina Jolie: 35.5 milionë dollarë

3. Gal Gadot: 31.5 milionë dollarë

4. Melissa Mccarthy: 25 milionë dollarë

5. Meryl Streep: 24 milionë dollarë

6. Emily Blunt: 22.5 milionë dollarë

7. Nicole Kidman: 22 milionë dollarë

8. Ellen Pompeo: 19 milionë dollarë

9. Elisabeth Moss: 16 milionë dollarë

10. Viola Davis: 15.5 milionë dollarë

Comments(0)

Log in to comment