Vazhdojnë xhirimet e “Mission Impossible 7” në Romë


October 13, 2020

Tom Cruise dhe  Hayley Atwell u bashkuann të Hënën për të filmuar skenat e reja për vazhdimin e radhës të “Mission Impossible 7” në Romë.

I nominuari për ‘Oscar’, 58 vjeçar dhe ylli i “Cinderella”, 38 vjeçare, mbajtën duart lart në një gjest mbrojtës ndërsa u urdhëruan të dilnin nga një makinë policie dhe të bëheshin ballë për veprimet e tyre.

Tom dukej i zymtë, derisa po mbante krahun e Hayley, me bukurinë magjepsëse ku ajo mbante duart lart gjatë skenave atraktive.

Ylli i “Rain Man” kishte veshur një një jelek ngjyrë gri dhe pantallona të njëjta, i cili po ashtu mbante një këmishë të veshur të bardhë ku u shfaq gjatë disa momenteve duke biseduar me regjisorin Christopher McQuarrie.

Në anën tjetër, Hayley zgjodhi një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të zi me vija të bardha.

Aktori fitues i shumë çmimeve është parë duke filmuar shumë skena emocionuese në muajt e fundit, duke përfshirë hedhjen me motor, hedhjen me parashutë etj.

Xhirimet për filmin e ardhshëm u ndaluan në Itali në fillim të këtij viti pasi rastet e coronavirusit u rritën ndjeshëm.

Comments(0)

Log in to comment